Rreth Nesh

ISOMAN Consulting Solution është një kompani konsulence që ofron shërbime të ndryshme biznesi me një përvojë prej më shumë se 5 vjecare në treg. Kompania është e vendosur në Tiranë, Shqipëri.

 

Objekti kryesor i kompanisë është ofrimi i konsulencës për Manaxhimin e Standardeve Ndërkombëtare ISO, mbi Cilësinë, Sigurinë në Punë, Mbrojtjen e Mjedisit etj. Kjo kompani ofron shërbimet e saj për subjekte të fushave të ndryshme për implementimin e kërkesave të standardeve të aplikuara, duke dhënë garanci për suksesin e tyre në proceset certifikuese. Gama e standardeve të zbatuara paraqitet si mëposhtë:

 

Ø      ISO 9001:2015 – Manaxhimi i Cilësisë;

Ø      ISO 14001:2018 – Manaxhimi Mjedisor;

Ø      ISO 45001:2018 – Manaxhimi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë;

Ø      ISO 27001:2013 – Manaxhimi i Sigurisë së Informacionit;

Ø      ISO 22000:2015 – Manaxhimi i Sigurisë Ushqimore;

Ø ISO 21401:2018 – Manaxhimi i Qëndrueshmërisë për Strukturat Akomoduese;

Ø      HACCP – Sistemi i Autokontrollit Ushqimore;

Ø      Etj.

 

ISOMAN Consulting Solution operon në Shqiqëri dhe Kosovë, ku vit pas viti zgjerohet numri i klientëve të saj, kjo bazuar në profesionalizmin e stafit të përfshirë. Kompania ka arritur t’u shërbejë klientëve çdo vit për sa i përket asistencës për certifikim me një normë 100% të suksesshme në të gjitha vitet e operimit falë stafit të saj të kualifikuar.

 

Misioni i kompanisë është instrumenti që mundëson zgjidhjet e kompanive në lidhje me “Total Management System” bazuar në reputacionin, profesionalizmin dhe integritetin e ofrimit të shërbimeve, tashmë të provuara në treg. Përmes konsulencës, ISOMAN Consulting Solution përpiqet të ndihmojë kompanitë nw sektorw tw ndryshwm të përmirësojnë sistemet e tyre të manaxhimit, rrisin produktivitetin dhe efikasitetin e proçeseve të tyre të punës, të mbrojnë mjedisin përreth apo të mbajnë një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm, të rrisin numrin e klientwve tw tyre, si dhe të arrijnë çertifikimin e akredituar përmes një proçesi pa probleme dhe me koston më të ulët.

 

Gjithashtu “ISOMAN Consulting Solution” ka ekspertizë të zgjeruar edhe për Studim Fizibiliteti dhe Plane Biznesi, për t’i ardhur në ndihmë klientëve të saj të përthithin grante financiare dhe mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Shumë klientë të saj janë shpallur fitues të skemave në bujqësi dhe blegtori, turizëm etj. Programet për të cilat ofron këto shërbime me sukses të plotë janë:

 

1) Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për skemat e konkurrencës, inovacionit dhe startup-eve;

2)     BERZH me zyrën e Shërbimeve Këshillimore të Biznesit;

3)     Ministria e Bujqësisë përmes konsulencës për kompanitë që aplikojnë për financim AZHBR/IPARD;

4)     Up2Europe;

5)     GIZ etj.