ISO 9001 është standardi më popullor i publikuar në nivel ndërkombëtar. Ai përcakton kërkesat për një sistem menaxhimi të cilësisë të cilat mund të implementohen dhe certifikohen nga çdo shoqëri, pavarsisht dimensionit të saj apo fushës së aktivitetit. Kërkesat e ISO 9001:2015 i referohen aspekteve të ndryshme siç janë: implikimi në menaxhim, identifikimi i riskut dhe mundësive, sigurimi i konkurencës për personelin e shoqërisë, mirëmbajtja e pajisjeve dhe infrastrukturës, matja e kënaqësive të klientëve, përgjigje ndaj ankesave të marra dhe vlerësimi i furnitorëve. Implementimi dhe Certifikimi me ISO 9001:2015 përfaqëson një konfirmim të faktit që shoqëria respekton një seri kërkesash të pranueshme në nivel ndërkombëtar. Mbajtja e certifikimit sjell disa përparësi për shoqërinë siç janë: akses tek procedurat e tenderave publike, marrëdhënie biznesi me partnerët e njohur kombëtar dhe ndërkombëtar apo edhe një imazh më të mirë në sytë e klientëve.