Studim Fizibiliteti

Hapat që ndjek ISOMAN Consulting Solution për realizimin e Studimit të Fizibilitetit

01

Analiza paraprake

Në hapin e analizës paraprake, kompania përgatit një skicë për të verifikuar nëse ideja e biznesit ia vlen të zbatohet apo jo. Këtu vlerësohen:
a) rëndësia e idesë së biznesit (nxitur nga pasioni personal apo tendencat e tregut),
b) zgjidhjet ekzistuese në treg (produkte të ngjashme dhe alternative në treg.),
c) a e ka provuar kompania idenë më parë,
d) si të bëhet produkti ose shërbimi në mënyra të ndryshme,
e) rreziqeve e mundshme.

02

Studimi i Tregut

Në këtë hap, kompania kryen një studim tregu përmes metodave të anketave/sondazheve dhe intervistave mbi grupet e targetuara të studimit. Ky studim tregu ndihmon biznesin të dijë më shumë për sjelljen e konsumatorit, profilet e konsumatorëve, segmentet e tregut, konkurrencën, çmimet, madhësinë e tregut, etj.

03

Fizibiliteti operacional dhe ligjor

Në këtë hap, kompania vlerëson nëse projekti/produkti i synuar do të jetë në gjendje të zgjidhë problemin e biznesit dhe sa i qëndrueshëm do të jetë aktiviteti në të ardhmen. Gjithashtu kujdes i veçantë i kushtohet kuadrit ligjor dhe rregulloreve shtetërore që lidhen me produktin/shërbimin.

04

FIZIBILITETI EKONOMIK

Në hapin e fizibilitetit ekonomik, kompania vlerëson nëse biznesi/projekti/investimi i propozuar justifikon koston. Në këtë mënyrë realizohet një analizë e hollësishme financiare, ku biznesit i duhet të llogarisë totalin e investimit kapital në projekt, shpenzimet operative dhe ROI e parashikuar. Kështu krijohet një model financiar i bazuar në koston e investimit, fitimet e parashikuara dhe vlerësimin e fluksit të parasë.

05

Prezantimi dhe Raportet

Së hap i fundit, kompania përgatit një prezantim/raport të detajuar që përfshin të gjitha gjetjet thelbësore, njohuritë dhe të dhënat e nxjerra nga analiza e fizibilitetit, mbi bazën e të cilave biznesi ka një pasqyrë të qartë mbi investimin e synuar.